Korçera amerikane “Seaborn Sojourn” ka hyrë sot për herë të parë në ujërat shqiptare dhe është ndalur në qytetin bregdetar të Sarandës. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, duke mos e fshehur entuziazmin.
“Për herë të parë kroçera amerikane e luksit “Seaborn Sojourn” ka hyrë në ujërat e Shqipërisë, për t’u ndalur në portin e Sarandës”, shkruan ai dhe në teksa vendos një figurë me sytë me zemra. Kroçera gjigande qëndron e ankoruar në Portin e Sarandës.
Seabourn Sojourn është një anije lundrimi luksoze e operuar nga Seabourn Cruise Line, me qendër në Uashington. Ajo u porosit në nëntor të vitit 2008 dhe ka një gjatësi prej 198 metrash. Kroçera amerikane mban 450 turistë në bordin e saj.
Seabourn Sojourn ka 225 kabina private për akomodimin e turistëve dhe është e ngjashme me dy simotrat e saj, Seabourn Odyssey dhe Seabourn Quest, të cilat u projektuan gjithashtu nga Bjorn Storbraaten në Oslo, Norvegji.