Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Kroacia vlerëson balerinin shqiptar Ilir Kerni me Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Balerini i famshëm shqiptar Ilir Kerni është vlerësuar me Urdhrin e lartë të Nderit të Kombit në Kroaci.

Lajmin e bën me dije bashkëshortja e tij, Dori Kerni, përmes një postimi në rjetet sociale.

albsig

Gjashtë vite më parë, Kerni dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit në Shqipëri. Në atë kohë u fol se buxheti i ulët i akorduar nga Ministria e Kulturës nën drejtimin e Mirela Kumbaros, ishte një nga arsyet që çoi Kernin drejt dorëheqjes, ndonëse ditë më parë kishin qarkulluar thashethemet për shkarkimin e tij.

Primo-balerini për 13 vite i Teatrit Kombëtar të Zagrebit, do të rikthehej sërish në Kroaci pas dorëheqjes, për t’u emëruar në postin e rëndësishëm të drejtorit të Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit deri në vitin 2023.

Kroatë siç duket, jo vetëm nuk kanë lejuar të largohet balerini i talentuar shqiptar, por edhe e kanë vlerësuar me medaljen e lartë.

Kujtojmë se titullin “Nderi i Kombit”, Kerni e ka marrë edhe në Shqipëri, akorduar nga presidenti Ilir Meta në vitin 2021.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img