Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Kroacia premtoi ndihmë për forcimin e ushtrisë së Kosovës, Vuçiç: Serbia nuk është e dobët, ata që duan të luajnë me zjarrin e dinë këtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kroacia pak ditë më parë premtoi ndihmë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se “Serbia nuk është e dobët”.

Mediet serbe raportojnë se deklarata e ministrit kroat të Mbrojtes, për Vuçiçin është “një lojë me zjarrin”, teksa shton se Serbia është më e fortë se Kroacia, pasi sipas tij ka edhe ekonominë më të fortë.

“Unë me krenari mund të them sot se ushtria serbe nuk është më e dobët se çdo ushtri tjetër në zonë, pa llogaritur ato rumune dhe hungareze. Ne po forcohemi shpejt. Të gjithë të tjerët nuk janë më të fortë se Serbia.  Ata që duan të luajnë me zjarr e dinë këtë. Më besoni nuk do të luajnë.

Gjithçka është e qartë sot se kush është i fortë, i fortë është ai që ka ekonominë më të fortë. Serbia ka një të ardhme të mrekullueshme, e fuqishme me ushtrinë”, ka thënë Vuçiç, raporton Kurir.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img