Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar vaksina kundër COVID-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Sot më 13 maj 2021, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlić Radman mori pjesë në seancën e 57-të të Qeverisë kroate ku u mor dhe vendimi i sipërpërmendur për dërgimin e vaksinave.

Vendimi parashikon një dhurim 20.000 doza vaksine në total; 10.000 doza për Republikën e Shqipërisë dhe 10.000 doza për Republikën e Maqedonisë Veriore.

“Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore po përballen me pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, presionit të madh mbi sistemin shëndetësor dhe mungesës së vaksinave. Vetë Komisioni Evropian ka identifikuar vendet në zonën tonë të afërt si një përparësi për ndihmën e vaksinave. Në këtë drejtim, Kroacia vazhdon të solidarizohet me vendet fqinje të saj Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore duke ofruar ndihmë humanitare në formën e vaksinave kundër COVID-19“, tha ministri Grlić Radman.

Më shumë

spot_img
spot_img