Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kroacia dënon sulmin serb në veri të Kosovës: Duan të destabilizojnë Evropën Juglindore

Shkruar nga Newsbomb
Kroacia dënon sulmin serb në veri të Kosovës: Duan të

Kroacia ka dënuar sulmin në Manastirin e Banjskës në veri të Kosovës nga terroristët serbë, u vra efeketivi i policisë kosovare Afrim Bunjaku.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Zagreb, kryeministri kroat Andrey Plenkoviç tha se Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura, të cilat ai i cilëson të strukturuara.

Ai shprehet se kjo ngjarje është një incident shumë serioz dhe tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore.

“Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara.

Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore”, deklaroi Plenkoviç

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese