Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kriza politke në vend, gazetari i njohur zbulon mesazhin: Ja kush do negociojë për zgjidhjen

Shkruar nga Newsbomb

Prej muajsh vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë qëkur opozita vendosi të dilte nga Parlamenti për ta vazhduar betejën me qeverinë në rrugë, bashkë me njerëzit e thjeshtë.

Mirëpo tashmë që po ofrojnë zgjedhjet e 30 qershorit, situata është përshkallëzuar ndjeshëm, nisur dhe nga aketet e dhunës në protestat e opozitës dhe largësia e dy palëve për dialog.

Mbrëmjen e sotme gazetari Artur Zheji lexoi live në studio mesazhin e një politologu të njohur, i cili i shkruante se tashmë për zgjidhjen do të negociojë Nunci Apostulik, i dërguari i Papa Françeskut në Shqipëri.

Zheji: Kam një informacion. Më vjen një mesazh nga njënjohës i mirë i politikës. Ai thotë, lajm i sigurtë: 'Do jetë Nunci Apostulik që do të negociojë krizën".

Myftaraj: NUk ka fuqi se ne jemi shtet laik.

Gjuzi: Si nuk ka fuqi. Ai ka fuqi të rrotullojë botën.

Zheji: Ai ka vizion. Kjo krizë do vizion. Gjuzi kishte vizion. Tha janë tre mundësi, por unë kam një të katërt.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.