Kriza e Covid-19/ Eksperti i ekonomisë në PD: Tre muajt e parë përballohen me buxhet aktual. Lekë ka, por qeveria i ka për 20 shokë, jo për familjet në nevojë

Publikuar tek: politike, më 14:56 29-04-2020 Kriza e Covid-19/ Eksperti i ekonomisë në PD: Tre muajt e parë përballohen me buxhet aktual. Lekë ka, por qeveria i ka për 20 shokë, jo për familjet në nevojë Dorjan Teliti

Dorjan Teliti ka thënë se kjo krizë që ka përfshirë vendin tonë mund të përballohet shumë mirë me paratë e buxhetit të shtetit, për tre muajt e parë, dhe jo të merret borxh në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Në një lidhje direkte pë News24, eksperti i ekonomisë pranë PD-së, deklaroi se janë 220 milionë euro të lira, që mund të shpenzohen për të ndihmuar familjet në nevojë, e jo për oligarkët e qeverisë.

"Plani ynë është që tre muajt e parë të krizës të menaxhohen me paratë ekzistuese. Mund të jetë alternativë edhe marrja e një borxhi shtesë, por e sigurtë që tre muajt e parë mund të përballohen lehtësisht me fondet e buxhetit aktual. Ndërkohë qeveria vazhdon të marrë borxhe në kurrizin tonë. Duhet të ndalojë së varfëruari 2.6-2.7 milionë shqiptarë, për të pasuruar 20 oligarkë. Një maskë në treg kushton 3 euro, ajo kontraktohet nga qeveria me dyfishin e çmimit".

Pyetje: Çfarë propozoni ju zoti Teliti?

Teliti: Paketat që ka ndërmarrë qeveria janë sipërfaqësore, jo të plota. Ne, theksojmë se për çdo biznes që po lufton për të mbajtur frymën gjallë, duhet të ndihmohet nga buxheti i shtetit. Ndryshe do të kemi problematika sociale në rritje. Qeveria e pranon që 60 mijë persona kanë dalë të papunë. Pra 60 mijë familje, rreth 240 mijë persona të prekur. Të pamundur për të blerë djath, sheqer, vaj etj. Pra qeveria ka lekë për tendera, për koncesione, për inceneratorë, por s'ka për këto familje. Para ka, ne e dimë që ka. Janë 220 milionë euro nga buxheti i shtetit që mund të përdoren për këto familje. Por qeveria nuk ndihmon të rrisë ndihmën, por nëpërmjet papagallëve të saj propozon uljen e pagave. Kosova e ka buxhetin sa gjysma e Shqipërisë. Ka një GDP më të ulët se tonën, dhe rrit pensionet dhe jep bonuse shtesë. Qeveria jonë ndërkohë nëpërmjet Beqajt propozon ulje pensionesh dhe pagash. Ndërkohë njerëzit varfërohen më shumë, frigoriferët e tyre sa vijnë e boshatisen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01022481918335
array(1) { ["section"]=> string(167) "kriza-nga-covid-19-eksperti-i-ekonomise-ne-pd-tre-muajt-e-pare-perballohen-me-buxhetin-aktual-para-ka-por-qeveria-i-ka-per-20-oligarke-jo-per-familjet-ne-nevoje-204494" }