Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

KRIZA në Ukrainë/ Mbahet sot takimi i JASHTËZAKONSHËM i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, merr pjesë Olta Xhaçka

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka mbërritur sot në selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Xhaçka bën me dije përmes një postimi në Facebook, se në këtë takim do të diskutohen pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe do të konfirmohen  vendet e NATO-s që vijojnë të reagojnë të bashkuar ndaj ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash.

“Në Bruksel, ku po mbahet takimi i jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të NATO. Do të diskutohen pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash:, shkruan Xhaçka.

Ukraina ndodhet në ditën e 9-të të luftimeve dhe sulmeve nga Rusia. Forcat ruse kanë bombarduar ndërtesa qeveritare dhe pallate banimi në Kiev dhe qytete të të tjera, duke shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur.  

Më shumë




spot_img








spot_img