Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kriza në Maqedoni/ Rama dhe Thaçi në Tetovë, takim me liderët shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

29e46c86f28bb612339c2339ae71c932

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës do të udhëtojnë gjatë këtyre ditëve në vendin fqinj, në Maqedoni, ku pritet të takohen me liderët shqiptarë atje. Mediat shqiptare në këtë shtet, shkruajnë se kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të ulin në një tryzë të përbashkët kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Maqedonia prej muajsh është përfshirë në një krizë të thellë politike, çka mund të sjellë edhe tensionimin e marrëdhënieve etnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Prej tre ditësh në Shkup kanë nisur protestat kundër kryeministrit Nikolla Gruevski, pas publikimeve të materialeve të tjera të përgjimit nga opozita e këtij vendi.

Por, një prej materialeve që mund të “ndezë” Maqedoninë, është ai i rastit “Monstra” për cilën 6 shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 maqedonasve pak vite më parë. Media dhe analistë në vendin fqinj, janë shprehur se publikimi i materialeve për këtë rast mund të vërtetojnë se nuk janë shqiptarët e dënuar ata që kanë kryer vrasjen në fshatin në afërsi të Shkupit.

Mediat shqiptare raportojnë gjithashtu se Rama dhe Thaçi do të nderohen nga Universiteti i Tetovës me çmimin “Honoris Causa”.

Lexo edhe:

Dita e tretë e protestave në Maqedoni, qytetarët kërkojnë largimin e Gruevskit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img