Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kriza humanitare në Venezuelë, 4 milionë njerëz braktisin vendin

Lajme të ngjashëm

Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), ka njoftuar se më shumë se katër milionë banorë të Venezuelës kanë braktisur vendin e tyre për shkak të krizës ekonomike dhe asaj humanitare.

Shifra e personave që kanë ikur është rritur tejet shumë, në krahasim me vitin 2015, duke qenë se rreth 1 milion persona kanë ikur vetëm në shtatë muajt e fundit.

Agjencitë nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë të fillimit të numërimit të ikjeve, mirëpo rreth 3.3 milionë persona është thënë të kenë ikur prej fundit të vitit 2015.

Sipas UNHCR shtetet që kanë strehuar migrantët dhe refugjatët kanë nevojë ‘urgjente’ për mbështetje ndërkombëtare.

Nën qeverisjen e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro, ekonomia është thënë të jetë përballur me probleme të shumta, derisa është raportuar se vitet e fundit banorët kanë pasur vështirësi edhe në sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve.

Qeveria në anën tjetër beson se këto probleme janë shkaktuar si pasojë e sanksioneve amerikane.

Aktualisht në Venezuelë ekziston një luftë në mes dy rivalëve politikë, Maduros dhe liderit të Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, i cili pretendon se është lideri legjitim i Venezuelës.

Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar, duke thënë se rizgjedhja e Maduros në muajin janar ka qenë e ‘paligjshme’.

Deri tani Guaido është njohur si president nga më shumë se 50 shtete, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve në Amerikën Latine, por nga ana tjetër Maduro ka mbështetjen e dy superfuqive si Kina dhe Rusia.


Më shumë