Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Kriza energjitike, Malaj: Kryeministri të thotë nëse është afatgjatë, të ndalohen menjëherë shpenzimet e qeverisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj thotë se kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë, sipas ekspertëve të tij, kriza energjitike që njoftoi se do të godasë vendin tonë, është afatshkurtër apo afatgjatë.

Malaj tha se kjo krizë nuk është globale, pra nuk i ka prekur të gjithë gjigantët e ekonomisë botërore, por shtoi se qeveria duhet ta trajtojë me kredibilitet maksimal.

Ai sugjeroi forcimin e sistemit të mbrojtjes sociale, si dhe ndërprerjen e menjëhershme të shpenzimeve qeveritare.

“Nuk ka ndodhur në gjithë botën ashtu. Dhe nuk janë tronditur të gjithë kollosët e ekonomisë. Luhatjet e çmimeve janë një fenomen që ndodh shpesh. A është kjo një goditje afatshkurtër, apo afatgjatë. Nëse SHBA nxjerin me miliona ton naftë dhe i hedhin në treg, legjislacioni shqiptar ka parashikuar që kompanitë vendase duhet të kenë rezerva. Nëse është afatgjatë, kryeministri duhet ta thotë këtë dhe ne duhet të përgatitemi.

A do sigurohet mbrojtje sociale për shtresën e varfër? Kjo është kolona e parë. Qeveria ka mbi një vit që ka në tavolinë raportin e Bankës Botërore a funksiononte mbrojtja sociale në tërmet dhe pandemi? Konkluzioni është që ishte e dobët.

Të ndalohen menjëherë shpenzimet e qeverisë. Kërkohet kredibilitet maksimal për ta menaxhuar. Nukë shtë hera e parë që janë rritur çmimet”, u shpreh Malaj në një intervistë për “News24”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img