Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Kriza energjitike dhe Irani, Edi Rama flet nga Nju Jorku: Agresion real, hetimet ishin të plota! Do marrim dronë të armatosur nga Turqia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Nju Jorku për krizën energjitike, sulmet kibernetike të Iranit dhe për investimet në teknologji të Shqipërisë. Rama ka treguar për herë të parë sot se vendi ynë do marrë dronë të armatosur nga Turqia.

“Do marrim dronët bajraktar, do t’i marrim të armatosur. Do t’i paguajmë, për qëllimin që kemi dhe shërbimin që do na bëjnë, janë goxha të arsyeshëm”, u shpreh Rama.

Më tej, ai tregoi se hetimet e bëra nga agjencitë amerikane dhe Microsoft, u dol në përfundimin se sulmi ndaj Shqipërisë u sponsorizua nga Irani. Për këtë, kryeministri tha se nuk janë dyshime, por fakte të mbështetura në prova dhe hetime të thella.

Pjesë nga intervista e Edi Ramës, për emisionin “Opinion”

– Me reshje e ditëve të fundit kemi pak rikuperim, megjithatë sfida është e madhe, se ne nuk i mbulojmë dot të gjithë ata që na duhen për nevojat e brendshme. Ne jemi të detyruar të dalim në treg. Ne kemi një seri skenarësh (nëse ndalohen importet e energjisë), do të kemi një dimër që pavarësisht vështirësive të mëdha, të mos prekim çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël.

Pyetjet: Diskutimet në OKB, presidenti i Irani në Nju Jork

– Jemi në kushtet e një agresioni real, në jetën jo virtuale të botës dixhitale, ky do ishte një bombardim. Por është një bombardim në sistemet tona dixhitale. Me një qëllim të qartë, e thonë hetimet e agjencive të specializuara dhe Microsoft, për të zhdukur gjithçka që ne kemi ndërtuar.

Jemi 100% të bindur se është bërë një hetim i thellë dhe nuk jemi bazuar në dyshime. Ne kemi prova të nxjerra nga hetimi i agjencive të SHBA dhe të Microsoft për këtë aspekt. Çështja është që të gjitha hetimet dhe të dhënat flasin për grupe që funksionojnë me urdhër dhe sponsorizim të drejtpërdrejt të Iranit.

Pyetje: Vizita në Turqi, a biseduat me Erdogan si ndërmjetës me Iranin…

– Jo, nuk e kemi hapur fare atë çështje. Do marrim dronët bajraktar, do t’i marrim të armatosur. Do t’i paguajmë, për qëllimin që kemi dhe shërbimin që do na bëjnë, janë goxha të arsyeshëm.

Pyetje: Sa dronë do marrë Shqipëria?

– Ata janë me pako. Do marrim gjashtë. Do shërbejnë për shërbime civile, kontrollin e territorit. Për të gjitha. Për ndjekjen e personave në kërkim. Dronët e kanë dhe kamerën inteligjente.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img