Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Kriza energjitike, Bulevardi i Vjenës s’do të ndriçohet për Krishtlindje për të kursyer energji

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qyteti i Vjenës, i famshëm për tregjet e Krishtlindjeve dhe koncertin e Vitit të Ri, këtë vit nuk do të ndriçojë Unazën, bulevardin e saj më të famshëm, për të kursyer energji përballë rritjes së çmimeve.

“Nuk do të ketë dritat e Krishtlindjeve këtë vit në Unazë” i tha AFP-së një zëdhënëse e zyrës së kryebashkiakut, Roberta Kraft .

Gjithashtu “ndriçimi i tregut të Krishtlindjeve në sheshin e bashkisë do të fillojë sapo të bjerë nata dhe jo në muzg”, shtoi ai. “Kjo është pothuajse një orë më vonë çdo ditë mesatarisht.”

Në këtë vend turistik të Evropës Qendrore, festimet e fundvitit janë një nxitje e madhe ekonomike. Para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit , të paktën katër milionë njerëz kishin vizituar tregun e Krishtlindjeve në sheshin e bashkisë në vitin 2019.

Në vitin 2021, rreth tridhjetë rrugë tregtare të Vjenës u ndriçuan për shtatë orë në ditë nga 12 nëntori deri në fillim të janarit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img