Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
38 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
31 °
E hënë, 4 Korrik, 2022
spot_img

“Kriza ekonomike po godet të gjitha vendet”, Aleksandër Meksi thirrje qeverisë: Ulni akcizën dhe TVSH e lëndëve djegëse, ndihma për shtresat e varfëra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi thotë se kriza ekonomike për shkak të agresionit rus po godet Evropën, por që rëndon edhe ekonominë shqiptare.

Ai shkruan se ka ndjekur masat që kanë marrë vendet e ndyrshme për këyë krizë, teksa i propozon qeverisë që të zvogëlojë akcizën dhe TVSH e lëndëve djegëse së paku me 30-40 Lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet Çmimi i energjisë.

albsig

spring

Ndër të tjera ai thotë se duhet tu jepen ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët

“Jashtë çdo diskutimi kriza ekonomike që po trondit jo vetëm Evropën, rezultat i agresionit rus në Ukrainë, rëndon ekonomin shqiptare duke ulur ritmet e zhvillimit të saj, por rëndon dhe jetën e familjeve shqiptare, shtresat më të varfëra të së cilës nuk mund ta përballojnë.

Po ndjek për ditë çfarë masash merr BE apo dhe vende të veçanta të saj, për tu dëmtuar sa më pak që të jetë e mundur, ekonomia në tërësi dhe familjet në veçanti. Masat kryesore janë në drejtim të mos rritjes, brenda mundësive, të çmimeve të produkteve djegëse (nafta, benzina dhe gazi) dhe energjisë elektrike, ashtu dhe duke ndihmuar  familjet ne vështirësi  në forma të ndryshme e të vazhdueshme.

Si rritja e çmimeve pra dhe fitimet ekstra për shtetin dhe tregtuesit e lëndëve djegëse e jo vetëm të tyre janë rezultat i Luftës dhe sanksioneve, ashtu dhe inflacion si pasoj. Pra nuk janë dukuri të zhvillimit apo ecjes së ekonomisë. Mund të jenë të përkohshme, por edhe afat gjatë…koha do ta tregojë.

Shikoj që pak po behët  ndër ne në këtë drejtim, prandaj mbi bazën e përvojave të mësipërme po them se Qeveria përderisa ka të ardhura suplementare të pa parashikuara në buxhetin e miratuar për viti 2022, duhet detyrimisht që një pjesë të tyre ta përdori për të ulur çmimet e rritura të këtyre lëndëve të para.

Mendoj apo propozoj se duhet të zvogëlohet fillimisht akciza dhe tvsh e lëndëve djegëse së paku me 30-40 Lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet Çmimi i energjisë. Njëherazi dhe ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët. Po ashtu dhe masa të tjera kundra fitimeve ekstra sipas shembullit të vendeve të BE” shkruan Meksi në postimin  tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img