Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

“Kriza ekonomike ka goditur vendin”, Basha: Po derdhen para lumë për check-up-in që nxjerr gratë me prostatë dhe burrat shtatzëna

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë pas 25 prillit përmasat e krizës në vend janë bërë më të mëdha.

Sipas tij vendi është zhytur në korrupsion dhe “trekëndëshi i Bermudës” dhe qeveria po zbrazin Shqipërinë, ndërsa po mbushen xhepat e oligarkëve.

Basha shtoi se fondet po derdhen “lumë” për check up që sipas Bashës burrat po I nxjerr shtatzënë, ndërsa gratë me prostatë.

“Kur mblidhesh në këtë sall dhe shikon rendin e ditës thua lum si ne, kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve thua lum ky popull. Kur shikon se cfarë ndodh në këtë vend, nga një grusht qeveritarësh, atëherë kupton se sa hipokrike, e pavlefshme është gjithcka që rrjedh përmes votimit të një pakice, nga mafia e plehrtave nga krimi i organizuar. Ata zbrazin Shqipërinë. Në vend ka krizë ekonomië, të krizës së shpresës, të fëmjëve që duan të largohen nga vendi.

Që prej 25 prillit, përmasat e krizës janë bërë më të rënda, oligarkia ekonomike është bërë njësh në trekëndësh. Trekëndëshi I Bermudës po bën gjithcka që ta zbrazë Shqipërinë dhe të realizojë planin e tyre te qartë, shndërrimin e vendit në çiflig të tyre. Në vendin e tyre paratë po derdhen lum për check up që nxjerr burrat shtatzënë dhe gratë me prostate”, tha ai.


Gjithashtu ai u ndal edhe tek situata e COVID në vend, ku tha se po rriten viktimat nga COVID dhe se qeveria nuk denjon që të luftoi frenimin e përhapjes së virusit, pasi kjo do të thotë që t’u shkurtosh të ardhurat oligarkëve.

“ Kujdesi për fëmijët dhe mbrojtja për fëmijët u dëshmua qartë në paketën më mizerabël në kohën kur shpërtheu COVID. Po dëshmohet edhe sot, ku kudo varrezat po mbushen. Ditën e djeshme, të rinj nën 40 vjeç, viktima të COVID. Po qeveritë e pasura kanë marrë masa, për të mbrojtur jetën. Por në Shqipëri nuk egziston, sepse të luftosh COVD-in do të thotë të shkurtosh të ardhurat e oligarkëve”, shtoi Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img