Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Kriza ekonomike dhe mosmarrëveshjet me Erdogan, jep dorëheqjen ministri turk i financave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Thesarit dhe Financave i Turqisë, Lutfi Elvan, ka dhënë dorëheqjen mes një krize ekonomike të përkeqësuar dhe mosmarrëveshjeve me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, për menaxhimin ekonomik.

Gazeta Zyrtare shkroi të enjten se dorëheqja e Elvanit ishte pranuar nga presidenti Erdogan dhe se ai ishte zëvendësuar nga zëvendësi i tij, Nureddin Nebati, një mbështetës i vendosur i Erdoganit.

“Zoti më dhëntë mundësinë që të kryej detyrën e Ministrit të Thesarit dhe Financave, të cilën presidenti ynë e vlerësoi të denjë për mua dhe do të jem i denjë për besimin që ai ka treguar ndaj meje”, shkroi Nebati në Twitter të enjten.

Presidenti Erdogan ka këmbëngulur me modelin e tij të ri ekonomik, i cili bazohet në norma të ulëta interesi, të krijuara për të stimuluar ekonominë. Megjithatë, kjo ka shkaktuar një rritje të inflacionit dhe një kolaps të vlerës së monedhës.

Lira turke humbi më shumë se 81 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan në vitin 2021, 44 për qind vetëm në nëntor.

Shumica e ekspertëve thonë se modeli nuk ka bazë në teorinë moderne ekonomike dhe vetëm shkakton inflacion të lartë dhe paqëndrueshmëri financiare.

Më shumë




spot_img








spot_img