Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Kriza e shëndetit mendor dhe rreziku në rritje i vetëvrasjes detyron Universitetin të pezullojë mësimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Universiteti i Karolinës së Veriut (UNC) në Chapel Hill njoftoi anulimin e mësimit këtë të martë për 30,000 studentët e tij.

Vendimi për anulimin e mësimit në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, vjen pas një vetëvrasjeje në Kampus, si dhe një tentative tjetër vetëvrasje nga radhët e studentëve.

Në një letër drejtuar Universitetit, kancelari i UNC Kevin Guskieëicz tha se shkolla ishte në mes të një krize të shëndetit mendor, duke vënë në dukje se studentët e moshës së kolegjit mbartin një rrezik në rritje të vetëvrasjes.

“Klasat do të anulohen në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Mendor. Unë inkurajoj çdo student të përdorë këtë kohë për të pushuar dhe për të komunikuar me njëri -tjetrin gjatë ditës së pushimit. Kontaktoni një mik, një shok klase ose koleg dhe pyesni ata, ‘Si jeni?” tha ai.

Kancelari u shpreh se UNC do të krijojë një rrjet mbështetës special duke u bashkëpunuar me Këshillimin dhe Shërbimet Psikologjike të Universitetit (CAPS), Departamentin e Psikiatrisë dhe Shkollën e Mjekësisë dhe Shkollën e Punës Sociale dhe do të organizojë një samit për shëndetn mendor në tetor.

“Fakulteti, stafi, studentët dhe drejtuesit e kampusit duhet të punojnë së bashku për të adresuar këtë krizë kombëtare,” tha Guskieëicz.

Prindërit në shenjë mbështetjeje për studentët do të mbajnë një tubim këtë të enjte.

Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes për njerëzit e moshës 10 deri në 34 vjeç, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Vetëvrasjet janë rritur që nga nisja e kufizimeve për shkak të pandemisë COVID-19, njoftoi Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Më shumë




spot_img








spot_img