Hapësire reklamuese

Politikë

“Kriza e PD s’është krize individësh, por krize sistemi”, Kulluri: Kuvendi dhe zgjedhjet e reja provimi më i vështirë, demokracia mund të na nxjerrë nga humnera

Shkruar nga Newsbomb
“Kriza e PD s’është krize individësh, por krize

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, njëherazi kandidat për kreun e PD Edvin Kulluri, ka reaguar duke analizuar situatën në të cilën ndodhet parita.

Ai e quan “katastrofë” gjithë situatën, ku thotë se PD ka kryetare Komisioni Apelimi pa anëtarë dhe ish Kryetarë pa anëtarë që debatojnë për Komisionin që merr vendime për vlefshmërinë statutore të vendimeve.

Kulluri me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kriza e PD nuk është krizë individësh, por krize sistemi dhe sipas tij vetëm instalimi i demokracisë së brendshme përmes rregullave të qarta e zbatimit të tyre mund t’i nxjerrë nga kjo humnerë.

Ai ndër të tjera shprehet se Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do jenë provimi më i vështirë i PD.

Postimi i plotë i Edvin Kullurit:

Te dashur miq! Mjafton te ndiqni deklaratat e djeshme ne PD per te kuptuar ne c’pike jemi! Katastrofe!

Kryetare Komisioni Apelimi pa anetare dhe ish Kryetare pa anetare qe debatojne per Komisionin qe merr vendime per vlefshmerine statutore te vendimeve!

Drejtues Forumesh me mandat te skaduar shkarkohen nga Kryetari pse i jane bashkuar Kuvendit te 11 dhjetorit! Basha kujtohet tani per zgjedhje te reja, nderkohe vete drejtuesit e Forumeve nuk kujtoheshin per te bere zgjedhje!

Nenkryetari i PD qe ankohet per “emerimet e Bashes” ne Kryesi pa ju nenshtruar gares, qendroi 8 vjet i emeruar ne ate pozicion!

Dhe deri para 2 muajsh brohorisnin “perpara me Lulzim Bashen” a thua se nuk kane qene aty duke legjitimuar cdo marrezi autokratike te nje aventurieri qe tashme drejton nje parti me 20% te delegateve te Kuvendit dhe PD!

Por ka ca te tjere qe vazhdojne e mbrojne deshtimet e njepasnjeshme dhe vendimet personale te nje kryetari qe e drejton PD si biznesin e tij!

Kriza e PD nuk eshte krize individesh por krize sistemi e hipokrizie! Vetem instalimi i demokracise se brendshme permes rregullave te qarta e zbatimit te tyre na nxjerr nga kjo “humnere morale”!

Partine e parcan dhe dobeson arroganca dhe hipokrizia!

Ndaj Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do jene provimi me i veshtire i Partise Demokratike! As pasionet e as shpagimet nuk jane zgjidhja por sjellja ne respekt te memories dhe kurajoja per te pare perpara na cojne drejt ringritjes, perndryshe do sillemi rreth e qark pa dale nga vorbulla e deshtimeve!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu