Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kriza e Jeruzalemit, teksa “Bota” lutet për qetësi, raketat gjuajnë shtëpitë e qytetarëve, 31 persona mbeten të plagosur

Lajme të ngjashëm

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është shkallëzuar në mënyrë të rrezikshme. Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, aviacioni ushtarak izraelit u kundërpërgjigj me sulme hakmarrëse. Dhuna nuk është qetësuar dhe tingujt e raketave palestineze dhe sulmet ajrore izraelite jehuan në të gjithë rajonin.

Ditën e sotme raketa ka goditur dy shtëpi në qytetin jugor izraelit Ashkelon.

Sipas informacioneve nga autoritetet shëndetësore thuhet se 31 persona kanë mbetur të plagosur përfshirë dhe një 40-vjeçar i cili pësoi dëmime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Hamas tha se kishte qëlluar me raketa ndaj Ashkelon si hakmarrje për një sulm izraelit në shtëpinë e një komandanti të lartë.

Ai gjithashtu kërcënoi ta kthente qytetin “në ferr” nëse civilët palestinezë do të ishin në shënjestër.

Një burim i Hamasit i tha BBC se më shumë se 300 raketa ishin lëshuar  nga Gaza që nga ora 18:00 (15:00 GMT) të hënën.

Ndërkohë që e gjithë bota është bërë bashkë duke kërkuar ulje të tensioneve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi nga shkallëzimi i dhunës në rajon dhe dënoi “ashpërsisht” sulmet me raketa nga Rripi i Gazës dhe kërkoi si nga palestinezët edhe Izraeli të qetësohen.


Më shumë