Hapësire reklamuese

Politikë

Kriza e Covid-19, Tabaku akuzon qeverinë për diskriminim: Mbi 80 mijë biznese të vogla nuk do marrin asgjë nga buxheti

Shkruar nga Newsbomb
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë se me paketën ekonomike të Covid-19 bizneset e vogla janë diskriminuar.

“Plani ekonomik për biznesin e vogël është 18 milionë euro i rezervuar për 30 mijë biznese. Kushdo e ka të qartë që ky diskriminim do të ndodhte, ne si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim që në ditën e parë”, thotë Tabamu.

Më tej në postimin e saj Tabaku shkruan se janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti i qeverisë.

“Sot situata është më e trishtë, janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë. Me shumën e disbursuar deri më tani qeveria ka kompensuar 5% të Bizneseve të vogla në total dhe gati 9% të të vetëpunësuarve të këtyre bizneseve.

Ne kërkojmë MOSDISKRIMINIM në këtë periudhë pandemie. Kriza ekonomike njësoj si virusi godet të gjithë shqiptarët, qofshin të majtë apo të djathtë”, shkruan ajo ndër të tjera.

Shkruan Tabaku:

Kriza na prek të gjithëve, mos diskriminoni në ndihmën që jepni!

Që nga dita e djeshme gjithnjë e më shumë biznese të vogla me të vetëpunësuar më kanë nisur në inbox mua dhe kolegëve të mi mesazhe me prova të pakundërshtueshme për diskriminim që po u bëhet atyre. Plani ekonomik për biznesin e vogël është 18 milionë euro i rezervuar për 30 mijë biznese. Kushdo e ka të qartë që ky diskriminim do të ndodhte, ne si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim që në ditën e parë.

Fatkeqësisht askush nuk na dëgjoi. Sot situata është më e trishtë, janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë. Me shumën e disbursuar deri më tani qeveria ka kompensuar 5% të Bizneseve të vogla në total dhe gati 9% të të vetëpunësuarve të këtyre bizneseve.

Ne kërkojmë MOSDISKRIMINIM në këtë periudhë pandemie. Kriza ekonomike njësoj si virusi godet të gjithë shqiptarët, qofshin të majtë apo të djathtë. Prandaj duhet menduar më larg dhe duhet të jemi më vizionarë në politikat tona. Kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme dhe këmbëngulëse.

Më poshtë; dy biznese të tjera të mbyllura me vendim qeverie (njëra taksi dhe tjetra biznes i mbyllur shpk) që u refuzohet dhënia e ndihmës ekonomike nga buxheti COVID-19.

92799349_3040342679387010_1532849836255084544_n.jpg

92664556_3040342619387016_6693494904892424192_o.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu