Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Kriza e çmimeve, prestigjozja amerikane për “7 korrikun”: Qytetarët protestuan kundër korrupsionit të qeverisë Rama!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka bërë një paralelizëm mesp rotestës së zhvilluan në vendin tonë më 7 korrik nga opozita dhe asaj në Sri Lanka, ku qytetarët rrëzuan qeverinë duke detyruar dorëheqjen e kryeministrit dhe presidentit të vendit. Shkak i protestës në të dyja vendet ishte pikërisht inflacioni i lartë, që ka rritur tej mase koston e jetesës së qytetarëve.

Sa i përket protestës së 7 korrikut, “Forbes”shkruan se mijëra shqiptarë marshuan në Tiranë, duke kërkuar që qeveria të jepte dorëheqjen.

Media amerikane i referohet edhe rritjes së normës së interesit nga Banka e Shqipërisë në 1.25%, ndërsa inflacioni zyrtar për muaj qershor ishte 6.7%. E njëjta gjë si në Sri Lanka, ku inflacioni arriti në 54.6% për muajin qershor ndërsa Banka qendrore rriti normat e interesit në 15.5%.

Kjo do të thotë se njerëzit në Sri Lanka po humbasin kursimet, ndërkohë që shlyerjet e borxhit janë rritur, duke ngarkuar buxhetet e familjeve.

Gjithashtu revista i është referuar dhe protestave në Argjentinë, Kenia, Ganë, Holandë, Belgjikë, Itali dhe Kinë ku njerëzit nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet e larta, koston e jetesës. Ndërsa shtron pyetjen, se a do të preket edhe SHBA si Sri Lanka edhe pse mbetet e fortë me të dhënat e punësimit që tregojnë një ekonomi të fortë? Media amerikane shkruan më tej se inflacioni i lartë mund të ushtrojë presion mbi buxhetet e familjeve dhe të çojë në protesta.

Më shumë




spot_img








spot_img