Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen në kuadrin e një samiti në Uzbekistan javën e ardhshme. Lajmi u bë me dije nga i dërguari rus në Pekin, Andrey Denisov.
Takimi në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të jetë i pari ballë për ballë mes dy liderëve, të cilët kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë, që prej pushtimit rus të Ukrainës në 24 shkurt të këtij viti.
Samiti i SCO-së do të mbahet nga data 15 deri në 16 shtator në Samarkand, Uzbekistan.
Kujtojmë se Kina dhe Rusia kanë kritikuar ashpër Perëndimin për shkak të sanksioneve të vendosura që prej pushtimit rus në Ukrainë.