Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kritiku i Putin dhe lideri i opozitës ruse, vdes në burg Alexei Navalny

Shkruar nga Newsbomb
Kritiku i Putin dhe lideri i opozitës ruse, vdes në burg Alexei

Ka ndërruar jetë kritiku i presidentit rus Vladimir Putin, kreu i opozitës Alexei Navalny. Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg brenda Rrethit Arktik.

Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarë të burgut, të cilët shprehen se pas një shëtitjeje Navalny nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur jetën.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari AA Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, dhe pothuajse menjëherë humbur vetëdijen. Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës.

Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në njoftim.

I parë si kritiku më i zhurmshëm i Presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Kush është Alexei Navalny?

I lindur në një fshat në perëndim të Moskës, Alexei Navalny u bë kritiku më i madh i kohës së Putinit në pushtet.

Aktivizmi i tij politik, duke përfshirë hetime të gjera për korrupsionin e nivelit të lartë dhe kandidimin për të qenë kryebashkiak i Moskës, i dha atij famë dhe shumë besonin se ai përbënte një kërcënim për Putin.

Ishte në gusht të vitit 2020 kur lufta e tij kundër presidentit rus u bë titujt kryesorë botërorë. Ai u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë  dhe Navalny u dërgua në koma për në Berlin. Ekipi i tij akuzoi Kremlinin për helmimin, një akuzë që Kremlini e mohoi.

Mjekët gjermanë konfirmuan se ai ishte helmuar me novichok, një agjent nervor i kohës sovjetike, dhe shërimi i tij zgjati muaj.

Pavarësisht rrezikut, Navalny zgjodhi të kthehej në Rusi, ku më vonë u arrestua, u dënua me akuza që ai shprehej se ishin të motivuara politikisht dhe mbeti në burgjet ruse deri në vdekjen e tij të raportuar sot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese