Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Kritiku i Angela Merkel zgjidhet kryetar i CDU-së

spot_img

Lajme të ngjashëm

Friedrich Merz-i zgjidhet kryetar i CDU-së në Gjermani.  Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Paul Ziemiak njoftoi në një konferencë shtypi se Merz-i kishte marrë 62.1 për qind të votave në votimin e anëtarëve. Konkurrenti i tij Norbert Röttgen mori 25.8% të votave dhe Helge Braun 12.1%.

Merz-i tashmë do të emërohet kryetar i partisë në kongresin federal të CDU-së, më 21 dhe 22 Janar. Sipas informacioneve të CDU-së, në votim morën pjesë pothuajse dy të tretat e rreth 400.000 anëtarëve të partisë.

66-vjeçari që njihet si një prej kritikëve më të mëdhenj të Angela Merkel brenda partisë, i cili fitoi me 62.1% të votave, kurse Rottgen doli i dyti me 25.8% kurse Braun siguroi 12.1% të votave.

Merz është me profesion avokat dhe vjen nga një zonë rurale në Gjermani, North Rhine-Westphalia, ndërsa u bë pjesë e parlamentit për herë të parë në vitin 1994.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img