Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kritikon 'Rilindjen' për propagandë, por Basha u jep urdhër të tijëve: Angazhim maksimal kur të dal 'live'

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i PD, Lulzim Basha live në Facebook

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social facebook, ku i është përgjigjur pyetjeve në komente.

Ka qenë anëtari i këshillit të PD, Edvin Kulluri ai që ka publikuar një mesazh që u është shpërndarë të gjitha strukturave të PD, duke iu kërkuar të ndjekin kryetarin gjatë kohës që ai do të jetë live.

Kulluri shprehet se megjithë mesazhin e shpërndarë por edhe 435 shpërndarjet e videos live, përsëri Basha nuk ia ka dalë të ndiqet nga më shumë se 2200 njerëz.

Kujtojmë se Basha ka kritikuar shumë herë Partinë Socialiste dhe kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, se hedhin foto dhe propagandojnë punët e tyre, por këtë herë ra vetë pre e kësaj propagande.

Mesazhi i Kullurit:

" Megjithe mesazhin qe u ka derguar gjithe strukturave te PD dhe 435 shperndarje, prape vetem 2 200 vete e shohin ne komunikim ne facebook, Ose 1.5 vete ne 1000 votues! Tani si del kjo puna e “jemi fitues ne sondazhe”? Apo e ka blere Rama Facebook-un?! Komik"!

84720149_10156729100885785_5021760317504356352_n.jpg84933315_10156729101040785_2090825551827697664_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu