Sipas kritikëve në perëndim dhe rusë të regjimit të Kremlinit, vrasja e liderit të opozitës ruse Alexander Navalny ishte e planifikuar më herët.
Ata gjithashtu thonë se kamerat në burg ishin të fikuar orët që ka ndodhur ngajrja, si dhe se vrasja në moshën 47-vjeçare të premten u njoftua disa orë pasi kishte ndodhur.
Ata pretendojnë se është bërë kërkesë për pamjet e vdkjes se 47-vjeçarit, por pamjet nuk janë të mundura pasdi me urdhër të Putin, kamerat ishin fikur prej disa orësh para se të ndodhte vrasja, si dhe ata pretendojnë.
Dyshimet për një vrasje dhe jo vdekje shtohen pasi organizatat opozitare kanë bërë vizitë në burgun ku ndërroi jetë Navalny.
Ata thonë se një nga të burgosurit iu ka thënë se të burgosurve të tjerë iu tha se Navalny kishte vdekur në orën 10:00, shumë përpara orës zyrtare të regjistruar të vdekjes prej orës 14:17, dhe gjithashtu përshkroi se si automjete të panjohura iu afruan burgut atë natë.
Për të tretën ditë radhazi, trupi i Navalny nuk i është dorëzuar nënës dhe gruas së tij, pasi mbështetësit e liderit të ndjerë të opozitës ruse thonë se kanë besim se shërbimet sekrete të inteligjencës ruse, me urdhër të presidentit Putin vranë liderin e opozitës.
Sipas mediave ndërkombëtare, trupi i 47-vjeçarit rus është plot mavijosje me mjekët e burgut që pretendojnë se Navalny ka pësuar një krizë epileptike dhe në përpjekjen e tyre për ta ringjallur, janë krijuar mavijosjet.
Megjithatë, qeveria ruse pretendon se nuk i ka ende rezultatet e autopsisë. Nga ana e saj, zëdhënësja e Navalny, Kira Jarmis, është e sigurt se Navalny është vrarë.
“E gjithë bota e di se presidenti i Rusisë e ka dhënë personalisht këtë urdhër, ashtu siç e dinë se Aleksei nuk i është frikësuar kurrë, nuk ka heshtur dhe nuk ka pushuar së reaguari. Nuk duhet të dorëzohemi. Kjo është ajo që Alexei na nxiti të bëjmë.”- tha media opozitare e pavarur në rusi."
Në informacionet e fundit të nxjerra në dritë nga Novaya Gazeta Europe thuhet se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard dhe se deri ditën e shtunë, trupit të Navalnyt nuk i ishte bërë autopsia.
Gjithashtu, një dëshmitare e cla punon në shërbimin e urgjencës tha për Novaya Gazeta Europe, se në trupin e Navalnyt kishte parë shenja blu si dhe një mavijosje në gjoksin e tij, dëshmi kjo e cila tregon përpjekjet e stafit të burgut për ta ringjallur.
Ndërkohë, bashkëshortja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar nëse konfirmohet vdekja e raportuar e partnerit të saj.
Lexo edhe: Njeriu që iu bë “ferr” Putinit, dy tentativat e helmimit dhe burgosjet e Navalny
Yulia Navalnaya i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojë së bashku “regjimin e tmerrshëm” në Rusi, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Munih.
“Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm. Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe Qeverisë së tij. Por, nëse kjo është e vërtetë, do të doja që Putini dhe i gjithë stafi i tij, i gjithë rreth i tij, qeveria e tij dhe miqtë e tij, ta dinë se do të ndëshkohen për atë që kanë bërë me shtetin tonë, me familjen time dhe me bashkëshortin tim”, tha ajo për raportimet për vdekjen e bashkëshortit të saj në burgun rus.
Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, është mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.
Lexo edhe: Kritiku i Putin dhe lideri i opozitës ruse, vdes në burg Alexei Navalny
Në gusht, Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë, dhe u dënua me 19 vjet burgim shtesë. Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në burg ku po vuante dënimin. Sipas asaj që u raportua Navalny u ndje keq pas një shëtitje në ambientet e burgut dhe më pas u rrëzua përtokë. Ishte e pamundur për mjekët dhe ekipin mjekësor që ta shpëtonin atë.
Lexo edhe: Vdekja e Navalny, zëdhënësi i Putin: Deklaratat e Perëndimit janë të neveritshme