Stadiumi “Air Albania” është vënë në qendër të kritikave javët e fundit për shkak të koncerteve të organizuara në të. Shumë futbolldashës janë shprehur kundër këtij fakti.
Megjithatë impianti ynë modern nuk është i vetmi që organizon koncerte të ndryshme muzikore. Së fundmi, Arbana Osmani ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet në stadiumin “San Siro” në Itali.
Pikërisht në shtëpinë e dy klubeve legjendare si Inter dhe Milan, moderatorja e njohur ndodhet atje për të ndjekur nga afër një koncert muzikor.I mbushur plot e përplot, edhe impianti italian vihet në ndihmë të artit kur lind nevoja.
Stadiumi San Siro
Sondazh
Poll