Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kritikat për fituesin e NOBEL në letërsi, adhuruesi i Milosheviçit provokon shqiptarët: Do pi raki dhe verë të bardhë me serbët

Shkruar nga Newsbomb
Peter Handke

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, austriaku Peter Handke, ka provokuar sërish shqiptarët, në një reagim për kritikat e shumta dhe sulmet.

“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë”, tha ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit.

Kujtojmë se me tone të ashpra për fituesin e NOBEL në letërsi reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se i vjen për të vjellë, ndërsa nuk mungoi një reagim edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu