Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kritikat ndaj SPAK-ut, Altin Dumani: Jemi imun nga retorika politike!

Shkruar nga Newsbomb
Kritikat ndaj SPAK-ut, Altin Dumani: Jemi imun nga retorika politike!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj SPAK-ut, pasi ky i fundit i kërkoi Këshillit të Mandateve dhënien e autorizimit për të arrestuar Berishën.

Lidhur me akuzat e Berishës kundrejt SPAK-ut, Altin Dumani thotë se akuzat dhe deklartatat mediatike ndaj tij nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën e tij, ndërsa theksoi se ashtu sikur se institucioni i SPAK edhe ai vetë janë imun ndaj politikës.

Gjatë fjalës së tij në një tryezë diskutimi Dumani tha ndër të tjera se nuk e shqetëson asnjë retorikë politke në raport me hetimet, teksa tha se SPAK ka garanci kushtetuese të ushtrojë ndjekje penale.

"Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqëtëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale", është shprehur Dumani.

Dumani foli gjithashtu edhe për dosjet dhe çështjet me natyrë korruptive që kanë të bëjnë me tenderat.

Kreu i SPAK tha se këto lloj çështjesh janë të vështira për tu hetuar dhe për rrjedhojë kërkojnë kohë për tu shqyrtura me korrektësi nga autoritetet.

Dumani vazhdoi fjalë e tij duke thënë se SPAK është përpjekur të jetë sa më transparent me publikun, duke publikuar në faqen zyrtare të SPAK raportet vjetore, rregulloret dhe njoftimet për shtyp.

“Çështjet me natyre korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi historitë, por edhe hetim proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh. Nuk mund të krahasojë një çështje që ne hetojmë me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik.”, theksoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese