
Pas njoftimit të marrëveshjes mes Georgia Melonit dhe Edi Ramës, mediat dhe shtypi janë mbushur me një sërë shkrimesh kritike.
“Çmenduria e re e paktit Itali-Shqipëri: Do të shpenzojmë 25 milionë për një burg 20 vendesh” ky është titulli i L’Espresso. Jo vetëm L’Espresso, por shumë media të shkruara kanë qenë skeptike ndaj kësaj marrëveshje që parashikon strehimin e mbi 36 mijë refugjatëve të kapur në det nga anijet italiane brenda një viti, në Shëngjin dhe në Gjadër.
“Një Guantanamo në Shqipëri”. “Një shkelje e ligjeve të BE për emigracionin”. “Kontratë për importimin e qënieve njerëzore”… këto janë disa nga citimet e opozitës në Itali.
Media italiane L’Espresso shkruan se marrëveshja mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës për menaxhimin e refugjatëve në tokën shqiptare parashikon edhe ndërtimin e një burgu të vogël. Fatura e burgut do të jetë plot 25 milionë euro për 5 vite.
Por problemi sipas L’Espresso është se 25 milionë euro është një faturë e madhe për një burg me 20 vende.
“Çdo ditë në Itali ka lajme për mbipopullimin çnjerëzor në burgje. Më e fundit vjen nga San Vittore: 1600 të burgosur për një kapacitet prej 800 vetësh. Vlerësimet e përgjithshme variojnë nga 5 në 7 metra katrorë duke përfshirë qelinë e banjës. Dhe në vend të kësaj në Shqipëri dhe këtu diskutimi bëhet shumë patriotik. Qeveria patriotike ka marrë përsipër të ndërtojë një "seksion paraburgimi" për 20 vende që do të kushtojë 25 milionë euro për 5 vite.”
Burgu i vogël 20 vendesh për emigrantët në mënyrë që të jetë efektivë, do të funksionojë me rregullat italiane dhe evropiane por kush do e kontrollojë a po zbatohen si duhet këto rregulla?
“Në Ministrinë e Thesarit kanë llogaritur shpenzimet në mënyrë të detajuar:
Ka marrë parasysh të gjitha strukturat dhe hapësirat e nevojshme për ngritjen e një institucioni vuajtës, në gjendje të strehojë 20 të burgosur.
Sipas kësaj skeme, struktura e burgjeve zë një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 6300 m2, nga të cilat 2214 m2 janë të mbuluara dhe 2214 m2. 4086 të zbuluara. Vëllimi i përgjithshëm është afërsisht 13,000 m3. Mbi këto të dhëna, është kryer një përllogaritje e shpenzimeve mbi bazën e kostove parametrike të nxjerra nga disa projekte të fundit të zhvilluara në kuadër të PNC al Pnrr. Kjo përllogaritje çon në një parashikim financiar, vetëm për shumën e punimeve, rreth 8 milionë euro për vitin 2024 (llogaria kapitale).
Ndërtesa e paraburgimit, ndërtesa e shërbimeve të përgjithshme dhe ndërtesa e shërbimeve qendrore përbëhen nga një kat. Ndërtesa e destinuar për kazermat e oficerëve dhe ndërtesa e destinuar për zyrat e menaxhimit dhe akomodimin e personelit përbëhet nga 2 kate.
Ndërtesa e paraburgimit përbëhet nga n. 16 vende të zakonshme (nga të cilat 2 të destinuara për personat me aftësi të kufizuara) dhe n. 4 vende paraburgimi të destinuara për një regjim sigurie. Strukturat do të ndërtohen në mënyrë të tillë që të jenë në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me institucionet e paraburgimit.”
Pra sipas llogaritjeve të bëra nga media italiane, në bazë të të dhënave nga Departamenti i Administrimit të Burgjeve duhen 8 milionë euro për ngritjen e këtij burgu, dhe jo 25 milionë euro.
Media italiane L’Espresso më herët ka publikuar një dokument dhe një artikull të zgjeruar ku sipas saj fatura totale kalon 300 milionë euro “Një absurditet ekonomik, por edhe njerëzor”.