Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Kritika për çështjen e Kosovës, Vuçiç reagon ashpër: Nëse dikush është me i zgjuar se unë, i gatshëm ta dorëzoj qeverinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka “kërcënuar” se do të jepte dorëheqjen gjatë një takimi të partisë për shkak të kritikave që ka marrë për çështjen e Kosovës.

Vuçiç gjatë mbrëmjes së djeshme ka zhvilluar një takim me Partinë Progresive Serbe, që ai drejton, duke folur për planin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Teksa foli për këtë plan presidenti tha se nëse Serbia do të refuzojë projekt-marrëveshjen euro-amerikan, atëherë do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

Pas një debat me zë të lartë, shumë zyrtarë i kërkuan Serbisë të mos e pranonte propozimin, të tërhiqej nga dialogu. Kreu i Komitetit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Glicic, i tha Pink TV se Vuçiç, pasi dëgjoi pikëpamjet, reagoi ashpër.

“Nëse dikush mendon se mund ta sundojë më mirë Serbinë, unë do të tërhiqem. Nëse dikush mendon se është më mirë të shkatërrohet vendi financiarisht, atëherë unë ia dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë”, tha Vuçiç.

Më shumë


spot_img








spot_img