Zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja shprehet me rezerva për pritjen që iu bë sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry. Tirana ditën e sotme ka qenë “e paralizuar”. Në rrugë nuk lejohej asnjë këmbë njeriu dhe asnjë mjet tjetër veç punonjësve që garantonin sigurinë e Kerryt.
Për Belortanë, ky nuk është realiteti i mikpritjes shqiptare.
“Pastërti, siguri dhe ..xhan-xhin! Në fakt s'është ky realiteti i mikpritjes shqiptare. Sa shumë e shumë shqiptarë do të donin të ishin këtu sot e ta prisnin mikun me lule e brohorima respekti e nderimi. Pak atmosferë njerëzore nuk do i bënte keq askujt!”, shkruan Belortaja.
Sondazh
Poll