Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kritik me Ramën dhe Manastirliun? Mjekun në Tiranë e pushojnë nga puna

Shkruar nga Newsbomb

Mjeku Sinan Manjani lajmëron se është pushuar nga puna, pas 27 vitesh shërbim, për shkak të bindjeve të tij politike. Manjani njofton kolegët dhe të afërmit se tashmë është pushuar nga puna.

“Të dashur miq, dhe të afërm kolegë dhe të nderuar pacientë, pas 27 vitesh pune, më pushojnë nga puna për bindje politike”, shkruan mjeku i Poliklinikës nr.10 Sinan Manjani, në profilin e tij në Facebook.

Shkaqet e largimit të mjekut nga puna nuk dihen ende pasi nga organet përgjegjëse nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij. Por, nga një kërkim i thjeshtë në internet me emrin e mjekut Sinan Manjani, shikon se ai nuk është dhe aq “i kulluar”.

Emisioni investigativ “STOP” ka trejtuar disa muaj më parë rastin e mjekëve të cilët punojnë në shtet por klientët i dërgojnë në klinikat e tyre private. Një prej tyre është dhe mjeku Manjani.

“Përshëndetje, “Stop-i”! Desha të bëj një ankesë për doktor Sinan Manjani, i cili punon si mjek familjeje tek Poliklinika nr. 10, në Tiranë. I merr pacientët e tij nga Poliklinika dhe i çon prej dore tek laboratori, që ndodhet përballë Poliklinikës nr 10. I detyron të bëjnë analizat aty. I pret deri sa marrin gjakun, të bëjnë edhe pagesën, pastaj i përcjell. Kjo punë bëhet çdo ditë, gjatë orarit të punës”, i shkruan një qytetare emisionit “STOP” për mjekun Sinan Manjani. (lexo të plotë këtu)

Mediat afër PD pretendojnë se Manjani është shkarkuar pasi ka kritikuar kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu në rrjtet sociale, ndërkohë që nga Ministria dhe organet përgjegjëse nuk ka një reagim për arsyet e largimit nga puna të mjekut.

Njoftimi i mjekut Manjani në rrjetet sociale:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll