Hapësire reklamuese

Politikë

Krisje marrëdhëniesh mes tij dhe Berishës? Meta: Nuk ekzistojnë, janë shpikje nga mendja e Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë se mes tij dhe Sali Berishës nuk ka asnjë krisje apo krizë marrëdhëniesh. Ilir Meta i është përgjigjur gazetares duke i thënë se këto janë "shpikje nga mendja e Edi Ramës".

"Nuk ekziston asnjë krizë përveç atyre që shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe segmenteve të tij të shpërndara kudo. Ka qenë një koherencë e qartë e PL dhe PD, dhe e shumë ekspertëve me integritet, që u ka treguar shqiptarëve se vjedhja që planifikonte të bënte Edi Rama me faturat e energjisë, ishte një mashtrim për të mbuluar vjedhjet në sistem", tha Meta.

Në konferencën për mediat, ai foli dhe për deklaratat e bëra mbrëmë nga ambasadorja Yuri Kim, e cila u shpreh se me Ilir Metën kishte zhvilluar një takim "shumë të mirë".

"Unë e kam thënë, kemi pasur një bisedë shumë të hapur dhe bashkëpunuese. Ne nuk ndajmë të njëjtat mendime për çdo gjë. Kjo ëhstë normale duke pasur parasysh dhe dy pozicionet e ndryshme. Unë jam politikan dhe ajo është diplomate", vijoi Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.