Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
4.1kmh
0 %
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Krishtlindjet, katolikët meshë në mesnatë, ortodokët shqiptarë luten sot

spot_img

Lajme të ngjashëm

d447627401bda99515935592da00c1e6

Besimtarët e krishtërë në mbarë botën kremtojnë sot ngjarjen më të rëndësishme të besimit të tyre, lindjen e Krishtit. Qindra besimtarë katolikë në Tiranë zhvilluan meshën në mesnatë në katedralen Shën Pali në kryeqytet.

Ndërsa besimtarët e krishterë do të luten paraditen e sotme.

Krishtlindja është një festë me orgjinë romake që festohet çdo vit në natën mes datës 24 dhe 25 dhjetor dhe përgjatë datës 25.

Historia tradicionale e Krishtlindjeve, thotë se profecia parashikoi lindjen e Jezusit në një stallë në Betlehem, si biri i Jozefit dhe Marias.

Dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.

Sot festa e Krishtlindjeve është zhveshur shumë nga simbolika thjesht fetare dhe në shumë vende, Krishtlindja festohet nga të gjithë, ku familjet mblidhen bashkë përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata.

Më shumë

spot_img