Hapësire reklamuese

Aktualitet

Krishtlindje pa drita, OSHEE: Rikthehet energjia elektrike në Korçë

Shkruar nga Newsbomb

Prej dy ditësh qyteti i Korçës ka patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike si pasojë e djegies së dy transformatorëve.

OSHEE sqaron se për shkak se defekti konsiderohej i rëndë dhe i rrallë, Korça fatkeqësisht u detyrua t'i kalojë Krishtlindjet pa drita.

Fatmirësisht pas konstantimit të problemit dhe riparimit të tij, u bë e mundur vendosja në funksion të plotë të transformatorit të ri dhe e gjithë Nst Korçë.

Njoftimi i OSHEE:

Ne lidhje me defektin e transformatorit në Nst Korçë, duam të shtojmë se:

Nga analiza teknike, defekti konsiderohej i rende dhe i rrallë (për nga shkaqet që sollën avarinë), që për fat të keq ndodhi në prag të krishtlindjeve.

Pas konstatimit, u vendos staf shtesë dhe u kryen manovrime për të evituar agravim të gjendjes teknike të Nst Korçë.

Për të ruajtur balancat e ngarkesës në rrjet u operua me grafik kufizimi në disa zona, duke mos prekur qytetin, zonat turistike dhe objektet strategjike (jane furnizuar 24 ore pa nderprerje).

Me tej, u morën masa për zëvendësimin e transformatorit, proces teknik ky delikat, që kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale pasi bëhet fjale për një transformator 45 mega.

Zëvendësimi i transformatorit kërkon kohën e tij, ku futet testimi, kaludimi etj, i cili zgjat me shumë se 48 orë.

Por falë angazhimit maksimal të punonjësve, papushim, në kushtet e motit aspak të favorshëm, duke punuar edhe natën, u bë e mundur vendosja në funksion të plotë të transformatorit të ri dhe e gjithë Nst Korçë. Ju faleminderit për mbështetjen

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu