Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Krishtlindja, mesazhi i fortë i Ipeshkvit të Lezhës: Tërmeti zbuloi Shqipërinë e vërtetë, të korrupsionit dhe varfërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale ka lëshuar mesazhe të forta në festën e Krishtlindjes, drejtuar popullit dhe politikanëve shqiptarë.

Gjatë meshës në Katedralen e “Shën Kollit”, Vitale ka thënë se tërmeti që goditi vendin duke i marrë jetën 51 personave ka nxjerrë zbuluar korrupsionin dhe varfërinë.

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshë të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim.

Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtetë të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë.

Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve”, tha Vitale.

Më shumë

spot_img