Gjatë ditëve të fundit lart e poshtë nëpër media thuhet se Sabiani dhe Iliri kanë një krisje në miqesinë e tyre.
Dhe këto thashetheme nuk i nxorëm ne, por vetë Sabiani teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lë të flas”, pikërisht te Donaldi, te një prej rivalëve më të fortë të Ilirit brenda shtëpisë së “Big Brother”.
“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.
Ky i fundit festoi një ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, familja, kolegët, miqtë dhe ish-banorët e BB VIP.
Mirëpo, ajo që na ra në sy ishte fakti se asnjë urim publik për Sabianin nuk erdhi nga Iliri.
Ndërkohë në një vështrim në llogaritë e tyre zyrtare në “Instagram”, vihet re se dy ish-banorët e BBV e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetin social dhe kanë ende fotot ku kanë dalë bashkë.