Hapësire reklamuese

Rajoni

Krimineli serb kërcënon Kroacinë: Nëse ndërtoni bazë ushtarake në Kosovë do sulmojmë me raketa. Ata që do t’i kapim rob, do t’i...

Shkruar nga Newsbomb
Krimineli serb kërcënon Kroacinë: Nëse ndërtoni

Krimineli i luftës Vojislav Sheshel ka kërcënuar Kroacinë, duke thënë se nëse ata ndërtojnë bazë ushtarake në Kosovë, atëherë Serbia do të sulmojë me raketa.

Kjo deklaratë erdhi pas shtimit të forcave kroate në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe keqcitimit në media të ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, i cili la të nënkuptohej ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë për stabilitet të rajonit.

Kjo gjë ka acaruar dhe vetë presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Kroatët duhet të paralajmërohen se ajo që po bëjnë nuk është e ligjshme. Ushtarë legalë në Kosovë, kur janë ndërkombëtarë, janë vetëm ata që dërgohen në kuadër të KFOR-it, kurse ata që shkojnë jashtë KFOR-it dhe që bëjnë një bazë të veçantë kroate, për neve kanë statusin e një skuadre banditësh”, ka thënë Sheshel.

Më tej, ai ka kërcënuar edhe me sulm raketor ndaj një baze eventuale ushtarake kroate në Kosovë.

“Le të mos habiten nëse një ditë i gjuajmë me raketa dhe shkatërrojmë gjithçka atje, kurse ata që eventualisht do t’i zëmë robër dhe do t’i dënojmë si banditë me burgime të gjata. E drejta ndërkombëtare nuk i mbron ata”, është shprehur Sheshel.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll