Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
66 %
1.5kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
21 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

KRIMI që tronditi Vlorën ishte një vrasje e paralajmëruar… Si gruaja kërkoi ndihmë për të shoqin DHUNUES

spot_img

Lajme të ngjashëm

Krimi makabër i ndodhur ditën e sotme në Babicë të Vlorës, ku burri vrau gruan ishte një vrasje e paralajmëruar.

Kjo, nisur nga fakti që autori Lavdosh Sulo ishte denoncuar edhe më herët nga bashkëshortja e tij, tashmë mbetur viktimë, për ushtrim dhune në familje.

Konkretisht në vitin 2012 Sulo, ka qenë i proceduar penalisht. Mësohet se çifti kishte grindje të shpeshta në familje të cilat çuan deri në aktin tragjik, ku humbi jetën Laureta Sulo. Kujtojmë se 56-vjeçari e ka qëlluar me thikë, çekiç e më pas me levë duke i shkaktuar vdekjen bashkëshortes së tij. Ndërkaq grupi hetimor i cili ndodhet në vendngjarje po vijon hetimet për të zbuluar detaje të reja.

Laureta Sulo, la pas dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Më shumë

spot_img