Hapësire reklamuese

Aktualitet

Krimi monstruoz në Durrës, vajza e vrau, e lidhi dhe e paketoi me qese të atin

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi vendin mëngjesin e kësaj të premte. 19-vjeçarja Hygerta Meta, banuese në Shënavlash të Durrësit, vrau në mënyrë mizore babain e saj 49-vjeçarin, Pëllumb Meta.

Burime për mediat bëjnë me dije se familja Meta, përbëhej nga 6 pjesëtarë, 4 fëmijët, dy djem dhe dy vajza, 49-vjeçari dhe bashkëshortja e tij.

Ka qenë një nga djemtë ai i cili u paraqit pranë Komisariatit të Durrësit më 13 shkurt duke denoncuar zhdukjen e së atit. Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.

Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes. Ka qenë vetë e reja e cila ka rrëfyer krimin e rëndë, pas insistimit dhe marrjes në pyetje disa herë nga efektivët.

LEXO EDHE: Horror në Durrës, donte ta fejonte me zor, vajza vret dhe varros në oborrin babain

Ajo tregoi se ka vrarë babanë e saj pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë me një emigrant.  Sipas dëshmisë, Hygerta Meta, ka deklaruar se 49-vjeçarin e vrau pranë banesës në një kasolle, me një pistoletë, të cilën thotë se e ka pasur i ati pasi punonte si roje nate.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndër të tjera ajo ka treguar se pasi e vrau e varrosi po në kasolle. Ndërkohë, sipas ekspertizës paraprake ka rezultuar se trupin e 49-vjeçarit e kishin lidhur me litar dhe e kishin paketuar me qese plastike para se ta varrosnin. Ndërsa, pas krimit ajo shkoi parkoi automjetin e të atit pranë "Parkut Rinia", aty ku dhe Policia e gjeti.

Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën, dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali, por unë nuk doja dhe e vrava”, mësohet të jetë shprehur e reja para policisë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen sepse dyshon se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese