Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Krimi makabër në Prishtinë/ Burri vret gruan shtatzënë para maternitetit, 35 vjeçarja humb jetën bashkë me foshnjën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Prishtinë, duke tronditur opinionin publik. Raportohet se një grua shtatzënë është vrarë këtë mbrëmje nga burri i saj para ambienteve të jashtme të maternitetit të Prishtinës.

Bëhet me dije se 35 vjeçarja Hamide Magashi ndodhej në javët e fundit të shtatzënisë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën së bashku me foshnjën.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë autori i ngjarjes makabre, burri i viktimës, raportohet se ka kryer krimin e rëndë me armë zjarri, pasi Policia ka gjetur gëzhonja dhe më pas ai  është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Trupi i i të ndjerës qëndroi për disa minuta para klinikës gjinekologjike, ndërsa forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje.

Krimi i rëndë dhe një kohësisht i dyfishtë ka ngjallur reagime të shumta edhe nga figurat e  politikës. Kryeministri Albin Kurti shpreh ngushëllimet për dy jetët e humbura, duke i cilësuar si “dy ëngjëj në qiellin e pistë”

Postimi i Kurtit:

Dy engjëj në qiellin e pistë

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën.

Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

Lexo dhe: Tronditet Prishtina, burri vret gruan shtatzënë para spitalit të QKUK-së

Më shumë


spot_img









spot_img