Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Krimi kribernetik i Tiranës arreston burrin, përfitonte para duke mashtruar qytetarët

Shkruar nga Newsbomb
Krimi kribernetik i Tiranës arreston burrin, përfitonte para duke

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike kanë zbuluar një burrë, i cila ndërhynte në sistemet kompjuterike dhe mashtronte shtetas të ndryshëm për të përfituar shumë para.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasit F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor “Man in the middle”.

Ndërhynte në sistemet kompjuterike të aplikacionit Booking, duke mashtruar shtetas të ndryshëm, për të përftuar shuma parash, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë

Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese