Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Krimi i organizuar i lidhur me qeverinë në Beograd po sulmon policinë në veri të Kosovës”

Shkruar nga Newsbomb
“Krimi i organizuar i lidhur me qeverinë në Beograd po sulmon

Policia shqiptare në Veri të Kosovës është sulmuar nga anëtarë të krimit të organizuar serb, të lidhur me qeverinë në Beograd.

Kështu shprehet analisti i njohur amerikan Daniel Serëer. Gjatë ditëve të fundit policia e Kosovës është sulmuar në veri të vendit me armë, lëndë plasëse dhe mjete të tjera, duke u vënë seriozisht jetën në rrezik.

Por pse po ndodhin tani këto sulme? A lidhen ato me tentativën për destabilizim politik dhe të sigurisë?

Nuk kam dyshim që krimi i organizuar është i lidhur me Beogradi. Nuk kam dyshim. Por nuk e di pse pikërisht tani po e sulmojnë policinë e Kosovës. Në të kaluarën, policia e Kosovës ka mundur të arrestojë disa nga këta njerëz, dhe më duket se është bërë me bashkëpunim të Beogradit. Nuk mund a provoj këtë.

Pse Beogradi është më i palumtur tani? Nuk e di. Por lidhja e Beogradit me krimin e organizuar në veri, është shumë e qartë. E admiroj policinë e Kosovës që po mundohet të vërë situatën nën kontroll, por nuk do të jetë e lehtë”, është shprehur për Geopost, profesori amerikan Serëer.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll