Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Krimi i dyfishtë në Tiranë, flet shoku i Kliton Pirës: Para se të shkonin në hotel, blenë thikën, në telefonin e…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua dy ditë më parë në Tiranë ku 26-vjeçari Kliton Pira vrau me thikë 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah nga Gana, në banesën e marrë me qira në kryeqytet dhe më pas u hodh nga kati i 8-të duke i dhënë fund jetës.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe miku i 26-vjeçarit. Ai është shprehur se çifti e kishte blerë thikën në dyqan për të prerë bukën, thikë që më pas u kthye në armë për ngjarjen e rëndë.

Ai u shpreh se ishte një mesazh nga ish i dashuri i ganezes që ka çuar në konfliktin që ka përfunduar në tragjedi.

“Para se të shkonin në hotel kanë ndaluar në një market dhe kanë blerë një thikë për të prerë ushqimet, që më pas është bërë edhe arma e krimit. Shkak për ngjarjen është bërë një mesazh që ka ardhur në telefonin e Milit, nga një lidhje e mëparshme.

Më është thënë se ka pas raste që ata ndërprisnin kontaktet dhe Klintoni e vuante këtë pjesë, e rrezatonte stresin dhe vuajtjen që kishte dhe kur fliste me Milin rrezatonte buzëqeshje dhe mirësi.

Klintoni nuk ka qenë asnjëherë agresiv, nuk ka bërë një sherr në jetën e vet dhe dhe njerëzit e quanin si ‘djalin e mirë të Don Boskos’. Ishte hera e parë që Klintoni vinte në Shqipëri që prej ikjes ilegalisht në Angli dhe me Milin kishin në plan që ata të martoheshin dhe të rrinin disa muaj në Shqipëri. Dhe me sa më është thënë Mili kishte prerë një biletë vetëm ardhje, nuk kishte kthim.

Në dijeninë time ka qenë debati i parë që ka kaluar deri në dhunë. Vetëm nëna dhe familja e tij e dinte që ai kishte ardhur në Shqipëri. Familja mendonte se Klintoni ishte në lidhje me Milin sa për letra, ndërsa ne të rinjtë që bisedonin me njeri-tjetrin dhe jemi më mendje hapur e konfirmonte se ishte një lidhje dashurore”, tha shoku i tij për “Shqiperia live”.

Kujtojmë që 31-vjeçarja kishte mbërritur në Tiranë ditën e ngjarjes, ku kishte rezervuar dhe një dhomë me qira për tre ditë. Ajo dhe 26-vjeçari janë konfliktuar, ai më pas e ka qëlluar disa herë me thikë

31-vjeçarja doli nga banesa për të kërkuar ndihmë, ku më pas ka humbur dhe ndjenjat, ndërsa 26-vjeçari u hodh nga kati i 8-të duke i dhënë kështu fund jetës. Ganezja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra rrugës për në spital.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img