Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Krimi horror në Greqi, psikologu i 20 vjeçares i jep një drejtim tjetër ngjarjes: Bashkëshorti nuk e linte kurrë vetëm…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa hetimet për vrasjen e 20-vjeçares, Caroline Crouch vijojnë dhe dyshimet mbi bashkëshortin e saj rriten, psikologu i saj i ka dhënë një drejtim tjetër ngjarjes.

I pyetur nga policia greke, psikologu ka treguar se bashkëshorti i saj, Charalambos Anagnostopoulos e shoqëronte 20-vjeçaren kudo dhe ishin një çift shumë i lumtur.

Ai shtoi se e reja kishte shkuar për ta takuar në mënyrë që të ishte një nënë sa më e përgatitur.

“Për këtë çift, unë kam vetëm më të mirën për të thënë. Ata gjithmonë bashkoheshin. Caroline nuk kishte shoqe. Ajo ishte një fëmijë 20 vjeç, e pashë si fëmijën tim. Ajo donte këshillën time sepse ishte pak e shqetësuar, por nuk kishte frikë nga asgjë. Ajo ishte një fëmijë e qeshur, me qëllime, ankthi i saj kishte lidhje me fëmijën e saj. Para se të lindte ajo kishte pësuar një abort spontan, ajo gjithashtu lindi Lydia-s para kohe, kështu që ju e kuptoni pse kishte ankth. Babis ishte shumë mbështetës në gjithçka,”-tregoi ai.

Por,  të gjitha mundësitë janë të hapura edhe pse psikologu ka dëshmuar se çifti kishin paqe me njëri-tjetrin.

Ai vijon të mbetet një nga të dyshuarit kryesor nga policia greke pasi pyetjet e ngritura ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img