Hapësire reklamuese

Aktualitet

Krimi ekonomik i Tiranës godet Call Center-in, në pranga dy administratorët (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Krimi ekonomik i Tiranës godet Call Center-in, në pranga dy

Një tjetër call center që mashtronte qytetarët nëpërmjet bursave fiktive është goditur nga seksioni i krimeve ekonomike në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy administratorët e subjektit call center, ndërsa janë proceduar ne gjendje të lirë shtatë punonjësit e call center-it.

Arrestimi i dy administratorëve dhe zbulimi i call center u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Trading”.

Dy administratorët me iniciale S. B. dhe M. B. kishin në administrim një call center në Rrugën e Barrikadave, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 njësi kompjuterike, një USB, dhe celularë.

Njoftimi i Policisë

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë dhe me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar "Trading”.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas (administratorë të subjektit call center) dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë (operatorë).

Sekuestrohen 2 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Trading".

Si rezultat i këtij operacion u arrestuan në flagrancë shtetasit S. B., 33 vjeç, M. B., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të tjerë.

Shtetasit S. B. dhe M. B. kishin në administrim një call center në Rrugën e Barrikadave, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 njësi kompjuterike, një USB, dhe celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese