Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Krimet e Rënda zgjasin sërish hetimet për Adriatik Llallën, ish-kryeprokurori ankimon vendimin

Shkruar nga Newsbomb

Krimet e Rënda zgjasin afatin e hetimeve për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Mësohet se Llalla ka ankimuar menjëherë në gjykatë zgjatjen e afateve të hetimit.

Shtyrja e afatit të hetimeve është bërë për disa herë radhazi.

Ish Prokurori i Përgjithshëm, akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe shpërdorim detyre.

Hetimet për ish-kryeprokurorin filluan në 26 mars në qytetin e Durrësit, pasi rezulton vendi më i afërt ku ai ka punuar.

Kujtojmë se disa muaj më parë Llalla i bëri kërkesë edhe Departamentit Amerikan të Shtetit t’i heqë statusin ‘Non Grata’, i cili iu dha më 14 shkurt të vitit të kaluar për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll