Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

Krimet e Rënda nisin hetimin për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Besnik Imeraj dyshohet për korrupsion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, raportojnë disa media.

Dosja po hetohet nga prokuori Klodian Braho dhe ka mbërritur te Krimet e Rënda nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Flitet se Imeraj po hetohet për korrupsion pasi dyshohet të ketë ndikuar në një vendim. Por detaje të tjera nuk janë bërë të ditura pasi ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese u dorëhoq nga procesi i vetingut.

Imeraj dha dorëheqjen “për arsye personale” në Janar të këtij viti.

Në atë kohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale që bën fjalë për kallëzimin nga nëpunësit publikë kishte gjetur elementë të shkeljes së ligjit, gjatë hetimit administrativ në procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin.

Më shumë


spot_img








spot_img