Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Krimet e Rënda kërkesë Gjykatës: Të zgjaten hetimet për grupin ‘Bajri’

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon zgjatjen e hetimeve për grupin “Bajri”.

Mësohet se Prokuroria ka dorëzuar kërkesën në Gjykatë, ndërsa kjo e fundit do të vendosë më 20 shtator nëse do të zgjaten apo jo hetimet.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2018 policia finalizoi operacionin e koduar “Oaz”, ku ranë në pranga 11 anëtarë të grupit ‘Bajri’.

Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.

Sipas prokurorisë, të provuara janë akuzat për dy vrasje, ndërkohë që pritet të hapen edhe dosje të reja ngjarjesh pa autor në të cilat dyshohet se janë përfshirë anëtarët e grupit Bajri. 

Ndërkohë një prej të arrestuarve i shpallur ne kërkim Enver Bajri, i cilësuar si ‘truri’ i grupit dyshohet se fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.

Më shumë

spot_img